Aktualitet

Në errësirë totale, e mbushur plot me efektivë policie. Dalin PAMJET e para nga posta e grabitur në Astir

16 Qershor 2020, 20:48 Nga DOSJA
Në errësirë totale, e mbushur plot me efektivë policie.

TIRANË– Dalin pamjet e para nga posta e grabitur në zonën e Astirit pak çaste më parë. Siç duket edhe nga fotot e mëposhtëme, posta private ndodhej në një rrugicë të pandriçuar të zonës, e cila është mbushur me efektivë policie. 

Efektivët dhe anëtarët të grupit hetimor kanë shkuar në vendngjarje për të gjurmuar autorët e grabitjes. Ndërkohë që ende nuk dihet shuma që morën autorët nga banka nën kërcënimin e armës. 

Grabitja me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se grabitja dyshohet se është bërë nga dy persona, të cilët janë larguar me motor. Policia ka rrethuar Tiranën për të bërë të mundur kapjen e tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne astir tirane grabitje ne astir tirane

Sondazh

Poll