Aktualitet

Shpërthimi i koronavirusit në QSUT, koordinatori i Infektivit: E papranueshme që një mjek të infektojë pacientin

16 Qershor 2020, 20:38 Nga DOSJA
Shpërthimi i koronavirusit në QSUT, koordinatori i Infektivit: E

TIRANË -Koordinatori i Spitalit Infektiv, Krenar Lilaj u shpreh gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin “Repolitix”, se nëse nuk ka ndërgjegjësim për rrezikshmërin, situata do të përkeqësohet. Sipas tij, gjithkush duhet të marrë masat që të shmangë infektimet.

Nëse gjithkush nuk bëhet i ndërgjegjshëm për rrezikshmërinë e kësaj sëmundje, kjo situatë do të agravohet. Nuk do të reshtim së thëni që gjithkush duhet të marrë masat në mënyrë që të shmangë infektimet ndaj kësaj sëmundje, e cila përbën rrezik për vetë pacientin, por edhe për të tjerët“, tha Lilaj.

Më tej ai shtoi, se është e papranueshmë që një mjek apo infermier të infektohet dhe më pas t’ja transmetojë pacientëve.

Është e papranueshme që një mjek apo një infermier të infektohet dhe të infektojë pacientët. Që në fillim të kësaj epidemie në vendin tonë ne kemi ndërtuar protokollet për masat mbrojtëse. Protokollet janë zbatuar, madje janë bërë edhe trajnime për personelin në QSUT“, u shpreh Krenar Lilaj.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koroanvirusi ne shqiperi koronavirusi ne qsut krenar lilaj koroanvirusi ne shqiperi koronavirusi ne qsut krenar lilaj

Sondazh

Poll