Aktualitet

Pranohen në Akademinë Detare në SHBA, Ambasada Amerikane organizon ceremoni për dy të rinjtë shqiptarë. Yuri Kim mesazh k

16 Qershor 2020, 20:14 Nga DOSJA
Pranohen në Akademinë Detare në SHBA, Ambasada Amerikane

TIRANE– Dy të rinj shqiptarë kanë qënë fatlumët që janë pranuar në Akademinë Detare të West Point në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
John Shkëmbi dhe Roen Xharo iu janë dhënë diplomat e larta në Tiranë nga Ambasadorja Amerikane ne Shqiperi, Yuri Kim.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka qene ajo e cila ka organizuar ditën e sotme një ceremoni në nder të dy katedëve të rinj duke i uruar atyre suksese në rrugën e zgjedhur. Abasadorja Kim nga ana tjetër teksa iu ka dorëzuar diplomat ka thënë se ata duhet ta bëjnë krenare Shqipërinë e të sjellin njohuritë e tyre në atdhe.

Urime John Shkëmbit për pranimin e tij në akademinë West Point dhe Roen Xharos, i cili do të ndjekë Akademinë Detare të Shteteve të Bashkuara duke filluar nga vjeshta. Kjo arritje e madhe u festua me një ceremoni në Ambasadën Amerikane në Tiranë, ku Ambasadorja Yuri Kim dorëzoi certifikatat e pranimit dhe u takua me familjet e tyre. Këta dy të rinj të jashtëzakonshëm shqiptarë do t’u bashkohen një grupi elitar studentësh të huaj për të studiuar në akademitë ushtarake të Shteteve të Bashkuara. Secili nga institucionet pranon vetëm 15 studentë të huaj çdo vit. Ne u urojmë atyre suksese, ndërsa Ambasadorja Kim i nxiti Kadetët që ta bëjnë Shqipërinë krenare, e të sjellin njohuritë dhe sensin e tyre të shërbimit dhe detyrës në Shqipëri, për të na ndihmuar të qëndrojmë krah për krah si aleatë në NATO”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane ceremoni katede ambasada amerikane ceremoni katede

Sondazh

Poll