Aktualitet

Grabitja me armë e postës, Policia ngrihet në ‘këmbë’, kontrolle në hyrje-daljet e Tiranës: Vodhën para dhe ikën me

16 Qershor 2020, 20:35 Nga DOSJA
Grabitja me armë e postës, Policia ngrihet në

TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë detajet e para për grabitjen e bankës në zonën e Astirit pranë sheshit “Shqiponja”.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, ku dy persona nën kërcënimin e armës kanë vjedhur para në një zyrë postare private nën kërcënimin e armëve. Pasi kanë kryer grabitjen, dy autorët e dyshuar janë larguar me motoçikletë.

Për të bërë të mundur kapjen e tyre, efektiëvët e Policisë së Shtetit janë ngritur në këmbë dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha për të kapur autorët e grabitjës.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Në datë 16.06.2020, rreth orës 21:50, prane sheshit “Shqiponja”, në një zyrë postare private, dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi lekësh dhe janë larguar me një mjet motoçikletë.

Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli. Policia ka shpërndarë në këto pika, identikitet e autorëve.

Forcat e Policisë po krehin zonën dhe vijojnë kontrollet edhe në parkingje e ambiente të ndryshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorëve.

Policia e Shtetit fton çdo qytetar që mund të ketë të dhena mbi autorët, të telefonojnë falas në 112, duke u garantuar anonimatin.

Grabitja me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se grabitja dyshohet se është bërë nga dy persona, të cilët janë larguar me motor. Policia ka rrethuar Tiranën për të bërë të mundur kapjen e tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne astir policia e shtetit tirane grabitje ne astir policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll