Bota

Rekord i ri, 141 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shërohen 5 pacientë të tjerë

16 Qershor 2020, 18:56 Nga DOSJA
Rekord i ri, 141 raste të reja me koronavirus në Kosovë,

KOSOVË-Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 141 raste të reja me koronavirus në vend ndrësa numri  i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1.756 persona.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 397 mostra, prej të cilave 141 kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 42, komuna e Vushtrrisë 30 rast, komuna e Pejës 18 raste, komuna e Mitrovicës 11 raste, komuna e Obiliqit 9 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Gjilanit 5 raste , komuna e Podujevë 4 raste , 3 raste Mamushë, 2 raste Viti dhe me nga 1 rast vendbanimet: Kamenicë, Partesh, Gabricë-Kaçanik dhe Rahovec.

Në njoftimin zyrtar, Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 5 persona të prekur nga koronavirusi.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi en koosve koronavirusi en koosve

Sondazh

Poll