Bota

‘Deksametazoni’ ilaçi që shëron pacientët me Covid-19/ Reagon Boris Johnson: Është zbulim i madh!

16 Qershor 2020, 18:17 Nga DOSJA
‘Deksametazoni’ ilaçi që shëron pacientët me

BRITANI-Kryeministri britanik, Boris Johnson ka reaguar në lidhje me zbulimin e ilaçit ‘Deksametazoni’ që së fundmi është zbuluar nga Universiteti i Oksfordit, që mund të shërojë pacientët që janë të sëmurë nga koronavirusi.

Johnson ka thënë se ky është një zbulim i madh dhe se kjo arritje do t’i shërbejë të gjithë botës.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur për këtë zbulim të madh, të bërë nga një ekip fantastik shkencëtarësh këtu në Britani. Mendoj se është një arsye e sinqertë për të festuar këtë arritje të rëndësishme shkencore britanike dhe përfitimet e saj jo vetëm për vendin, por edhe për botën”.-ka thënë Johnson.

“Deksametazon” ilaçi që gjendet pothuajse në çdo farmaci dhe kushton lirë. Ai mund të shërojë pacientët e infektuar me koronavirus. Kjo substancë e ul rrezikun nga vdekja për një të tretën te pacientët që janë duke u ndihmuar me ventilator. Po ashtu pacientët që janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ilaçi e ul rrezikun e vdekjes për një të pestën.

Burimi:BBC

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson boris johnson

Sondazh

Poll