Aktualitet

E PRANON Skënder Brataj, shefi i Urgjencës: Ulja e vigjilencës së stafit mjekësor solli këtë situatë infektimesh

16 Qershor 2020, 19:41 Nga DOSJA
E PRANON Skënder Brataj, shefi i Urgjencës: Ulja e vigjilencës

TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj i ftuar në emisionin “Real Story” ka pranuar se shkak për përhapjen e koronavirusit në vend është bërë edhe neglizhenca e mjekëve.

Në fjalën e tij, Brataj tha se lirimi i masave solli një relaksim të masave nga populli dhe më pas rrjedhimisht edhe nga mjekët.

“Disi njerëzit u qetësuan fillimisht. Ka natyrisht një rritje të të infektuarve. Unë jam treguar kritik ndaj kolegëve. Relaksimi i gjithë popullatës, solli dhe një relaksim edhe të personelit shëndetësor. Ulja e vigjilencës, solli këtë situate dhe këto infektime,”-tha Brataj.

Më pas, shefi i Urgjencës shtoi se mjekët i kanë të gjitha masat mbrojtëse të siguruar nga spitali por injorimi i tyre ka sjellë edhe “boomin” e infektimeve tek spitali Francez.

“Si u mbyll Francezi? Është spital që ka të bëjë me sytë dhe ke kontakt të afërt me pacientin. I ke maskat. I ke kushtet, përdori!,“-shtoi ai.

vijon…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll