Aktualitet

U kap me 20 kg kokainë, peshkatarit në Durrës “i buzëqeshi fati” pas ndërtimit të hotelit, gjykata i sekuestron pasuri

16 Qershor 2020, 20:01 Nga DOSJA
U kap me 20 kg kokainë, peshkatarit në Durrës “i

DURRËS– Pak ditë më parë Gjykata e Durrësit vendosi sekuestro preventive për pasurite në emër të peshkatarit Halil Hoti dhe djalit të ti, Stivens Hoti. Ky i fundit u dënua me 5 vite burg në vitin 200, pasi u kap me 19kg kokainë. Sipas Gjykatës, këro pasuri dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës.

Pasuria e sekuestruar përfshin 1465 m2 truall në zonën e Shkëmbit të Kavajës, mbi të cilin është ndërtuar edhe një hotel disa katësh dhe një lokal me sipërfaqe 279m2 në zonën e Currilave, i cili rezulton në emër të djalit të tij.

Njëkohësisht janë sekuestruar edhe dy apartamente me sipërfaqe 99 dhe 86 m2 dhe një automjet tip “Daimler Chrysler S320”

Bazuar në dosjen e gjykatës, Hoti është arrestuar në vitin 2000 për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe falsifikim pasaportash. Në anijen e peshkimit “Stivens”, u gjetën të fshehura 19 kg e 216 gr kokainë dhe heroinë, sasi e cila ishte bërë gati për t’u trafikuar në Itali.

Sipas hetimeve, Hoti dhe persona të tjerë të familjes disponojnë pasuri të ndryshme si troje, apartamente, anijen e peshkimit “Perena”, bar-kafe dhe dy apartmente.

Lidhur me pasuritë Hoti ka shpjeguar, se në vitin 1992 ka berë në lokal në shumën 1 milion e 800 mijë lekë të vjetra në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Përsa i përket parave, ai ka thënë se i ka siguruar nga shitja dhe blerja e makinave.

Më tej Hoti tregon se aktiviteti kishte të ardhura të mira, ndërkohë vetë ai punonte në Rusi me tregtim bojërash dhe bravash. Nëpërmjet këtyre burimeve ai pretendon se ka siguruar të ardhurat për ndërtimin e hoteli 1 katësh, që më pas është kthyer në 6 katësh. Fillimisht hoteli ka qenë pa leje ndërsa më vonë është legalizuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet halit hoti peshkatarit i sekuestrohet pasuria halit hoti peshkatarit i sekuestrohet pasuria

Sondazh

Poll