Politike

Balla rikonfirmon Gurrën për një mandat të dytë, kryebashkiaku i Librazhdit: Faleminderit Rama

2 Prill 2019, 11:02 Nga DOSJA
Balla rikonfirmon Gurrën për një mandat të dytë,

LIBRAZHD– Numri dy i PS-së, Taulant BaIla ka rikonfirmuar Kastriot Gurrën për një mandat të dytë për Bashkinë e Librazhdit.

Në fjalën e tij, deputeti i zonës falenderoi Gurrën për punën e bërë duke i kërkuar më shumë në katërvjeçarin e ardhshëm.

“Luli tradhëtoi qytetarët e Librazhdit që i dhanë votën. Ne jemi këtu për të vazhduar punën. I bëjmë thirrje që të mbështesin Kastriotin edhe pas 2021. Kastriot të falenderoj për gjithçka që ke bërë dhe që nuk na zhgënjeve edhe pse 4-vjeçarin duhet bërë më shumë.”

Pas Ballës, fjalën para qytetarëve e ka marrë kryebashkiaku Kastriot Gurra, i cili ka falenderuar kryeministrin Edi Rama.

“I shpreh mirënjohjen arkitektin e reformës për rindërimin e qendrave urbane, Edi Ramës. Katër vjet më parë e nisëm nga ky shesh dhe e ia rikthyem qytetarët. Në Librazhd nuk kuptohej se ku fillonte komuna dhe ky fillonte qyteti, baltë andej, baltë këtej. Kemi investuar në lagje, argjinaturën e lumit Shkumbin. Me ndërimin e asaj argjinature siguruam bizneset edhe i dhamë mundësi qytetarëve ta shijojnë.”

PS-ja ka filluar me konfirmimin e kandidatëve për kryetarë bashkish duke “ndezuar motorat” për zgjedhjet lokale të qershorit. Deri më tani janë rikonfirmuar: Kastriot Gurra për Librazhdin, Erion Veliaj për Tiranën, Dritan Leli për Vlorë, Armando Subashi në Fier; Majlinda Bufi për Roskovecin, Sotiraq Filo për Korçën; Gledjan Llatjaa në Elbasan; Pjerin Ndreut në Lezhë dhe Valdrin Pjetri në Shkodër.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia qe duam edi rama kastriot gurra librazhd rama ne librazhd taulant balla bashkia qe duam edi rama kastriot gurra librazhd rama ne librazhd taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 2 Prill 2019, 09:04

Masakra e 2 prillit në Shkodër, fotot e rralla

Më 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës u vranë 4 dëshmorë të  Demokracisë. Gjatë protestës masive, manifestuesit dogjën zyrat e Komitetit Qendror të PPSH-së në...