Politike

Shitja e Sazanit, Klosi: Nuk kam dëgjuar asnjë projekt, është terren i vështirë

15 Qershor 2020, 20:59 Nga DOSJA
Shitja e Sazanit, Klosi: Nuk kam dëgjuar asnjë projekt,

TIRANË -Ish deputeti i PD-së Gerti Bogdani përmes një postimi në Facebook disa ditë më parë, hodhi dyshime për një investitor të huaj në ishullin Sazan dhe nëse bëhet fjalë për shitje ose jo.

Për këtë çështje, Ministri i Turizmit, Blendi Klosi shprehet në RTV Ora se nuk ka asnjë projekt të tillë për ta kthyer Sazanin në një pikë turistike.

Ai thotë se shitja e asaj toke i kalon kufijtë e imagjinatës teksa shton se Sazani ka një terren shumë të vështirë për investim.

Klosi: Tani për këtë duhet të pyesni deputetët e PD-së. Të gjitha çfarë thonë ish-deputetët nuk mund t’i gjej. Sa mbaj mend, gjithmonë flitet se si duhet të zhvillohet zhvillohet Sazani. Në bazë të informacionit që unë kam si ministër turizmi, nuk kam dëgjuar asnjë projekt ekzistent dhe për më tepër atë që thonë se po shitet e kalon çdo imagjinatë. Nuk është një projekt i thjeshtë investimi në Sazan dhe Karaburun. Është një terren i vështirë dhe do shumë investim nga pikëpamja e furnizimit me ujë, energji. Ka rryma shumë të forta zyrtare. Nuk di të ketë gjë tjetër veç ideve se aty mund të bëhet turizëm.

Ajo që duam të bëjmë me operatorët turistik është ta hapim atë për varkat dhe anijet që nisen nga Vlora për të bërë turizmin ditor. Është një ndjesi e paimagjinueshme që kemi në Shqipëri. Është një debat i madh ligji i turizmit detar dhe heqja e TVSh-së së jahteve. Kemi nevojë për investim të madh në turizëm. Duhet të promovohet shumë turizmi malor. Dhe e dyta është turizmi detar.

Marrë nga Ora News

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi klosi shitja e sazanit blendi klosi shitja e sazanit

Sondazh

Poll

Politike 15 Qershor 2020, 19:20

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka këmbëngulur në dialogun për të ndryshuar dy pikat e Kushtetutës.I ftuar në emisionin “Open”, Murrizi është shprehur i ve...