Bota

Shtimi i rasteve të reja me Covid-19/ Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

16 Qershor 2020, 07:07 Nga DOSJA
Shtimi i rasteve të reja me Covid-19/ Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e

MAQEDONI  E VERIUT– Përhapja e virusit në Maqedoninë e Veriut dhe shtimi i rasteve të reja ditët e fundit, ka bërë përkeqësuar shumë situatën në shtetin fqinj. Për këtë arsye Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka njoftuar se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjatet deri më 22 qershor, pra edhe për 8 ditë.

Ky vendim, sikurse deklaron edhe Zyra e Presidentit, është marrë pas një propozimi të paraqitur nga Qeveria, për një zgjatje  8 ditore, e nisur nga dita e djeshme 15 qershor, e deri më 22 qershor të vitit 2020.

Ndërkohë ditën e djeshme u mësua se  partitë politike në vend kanë arritur një marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në 15 korrik 2020.

Ndërkohë në këtë situatë  vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme merret me qëllim që të mundësohet përgatitja e qetë e zgjedhjeve, si edhe zbatimi i masave për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë procesit zgjedhor.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar  193 viktima, ndërsa të infektuar numërohen në total 4.157.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut stevo pendarovski koronavirusi ne maqedonine e veriut stevo pendarovski

Sondazh

Poll