Politike

Roshi tërhoqi firmën nga nisma, përballet “live” me Myslim Murrizin, deputeti: Si të mos dyshoj unë? Doli në media…

15 Qershor 2020, 20:08 Nga DOSJA
Roshi tërhoqi firmën nga nisma, përballet “live” me

TIRANË– Deputetët Artur Roshi dhe Myslim Murrizi janë përballur me njëri-tjetrin në studion e “Open”.

Roshi sqaroi edhe njëherë se kishte tërhequr nga firma e tij pas publikimit të dokumentit në media, ndërsa Murrizi e ka sqaruar se firmat janë dorëzuar vetëm për ndryshime në Kushtetutë. Ky i fundit gjithashtu ka sqaruar se për pikat që mund të ndërhyjnë do të diskutojnë sërish.

BISEDA NË STUDIO:

Artur Roshi:  Ne e kemi fol, pragu 5% i shkatërron partitë e vogla.

Myslim Murrizi: Pse unë jam parti e madhe? Unë jam për ta ulur pragun.

Artur Roshi:  Edhe heqja e koalicioneve është në dëm të partive të vogla.

Myslim Murrizi: Koalicionet favorizojnë vetëm partitë e mëdha.

Artur Roshi: Kjo doli në media, si të mos dyshoj unë?

Myslim Murrizi: Po pse kur thoshin që pranove mandatin se të bleu Rama e vërtëtë ishte?

Eni Vasili: A është kjo e juaja?

Myslim Murrizi: Po shqip po iu flas, unë i bashkohem kauzës.

Eni Vasili: A është dorëzuar kjo në Kuvend?

Myslim Murrizi: Jo unë kam dorëzuar tjetër gjë. Unë kërkoj ndruyshimin e Kushtetutës për dy nene, edhe Stojku, edhe Musai për dy të tjera. Mund të shikohet e gjitha Kushtetuta. Unë kam dorëzuar një kërkesë për rishikimin e Kushtetutës në protokoll.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike amendamentet e murrizit artur roshi myslim murrizi amendamentet e murrizit artur roshi myslim murrizi

Sondazh

Poll

Politike 15 Qershor 2020, 19:20

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka këmbëngulur në dialogun për të ndryshuar dy pikat e Kushtetutës.I ftuar në emisionin “Open”, Murrizi është shprehur i ve...