Politike

“Rëndesë për popullsinë”, Angjeli për Eurobondin: E vetmja zgjidhje, jemi të detyruar ta përdorim

15 Qershor 2020, 20:04 Nga DOSJA
“Rëndesë për popullsinë”, Angjeli për

TIRANË -Në një intervistë për Ora News, ekonomisti dhe deputeti i Partisë Socialiste Anastas Angjeli, tha se borxhi prej 650 milion eurosh i marrë në tregjet ndërkombëtare, do të ketë një rëndesë për ekonominë dhe popullsinë.

Por sipas tij, kjo ishte e vetmja zgjidhje për të përballuar krizën ekonomike dhe se qeveria ishte e detyruar të përdorë këtë instrument.

Anastas Angjeli: ”Nuk diskutohet që po ta shikosh nga pikëpamja e marrjes së borxhit, asnjë borxh nuk është i mirë. Por po ta shikosh nga nevoja që ke dhe nga instrumenti që duhet të përdorësh, përderisa është një instrument i përdorshëm është i nevojshëm. A ka kjo një rendësë kjo për ekonominë? Jo vetëm për ekonominë, por edhe mbi popullsinë. Çdo borxh i marrë ka rëndesë. Duke marrë borxh, ne financiarisht blejmë të ardhmen tonë. ”

”Zgjidhim problemin që kemi por blejmë të ardhmen sepse kostot e këtij borxhi do paguhet në të ardhmen nga ekonomia e ardhshme dhe nga brezat e ardhshëm. Përderisa e vetmja zgjidhje është kjo, është më mirë të zgjidhim këtë çështje të madhe që kemi sot. Sa kohë që kjo është e vetmja zgjidhje, jemi të detyruar ta përdorim atë.”

Marrë nga Oranews

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anastas angjeli eurobondi i shqiperise anastas angjeli eurobondi i shqiperise

Sondazh

Poll

Politike 15 Qershor 2020, 19:20

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka këmbëngulur në dialogun për të ndryshuar dy pikat e Kushtetutës.I ftuar në emisionin “Open”, Murrizi është shprehur i ve...