Aktualitet

Rinisin fluturimet Athinë-Tiranë, ja testimet që do të kryhen nga autoritetet

15 Qershor 2020, 19:31 Nga DOSJA
Rinisin fluturimet Athinë-Tiranë, ja testimet që do të

GREQI– Që nga dita e sotme ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë greke sa u përket fluturimeve per 31 shtete ku mes tyre është edhe Shqipëria. Duke nisur që nga dita e nesërme do fillojnë fluturimet Athinë-Tiranë. Mësohet se biletat gjatë udhëtimeve do të jenë  105 euro për një person.

Bëhet me dije se janë  hequr të gjitha masat parandaluese duke përjashtuar testet që do bëhen në mënyrë të rastësishme  tek personat që mund të shfaqin simptoma të ngjashme me koronavirusin dhe në rast se do të rezultojnë pozitiv do të qëndrojë në karantinë për një periudhe 14 ditore.

Po ashtu duke nisur që nga e mërkura e javës së ardhshme do të nisin edhe fluturimet Selanik- Tiranë, ku biletat do të jenë më të shtrejta se kur ishin përpara fillimin të pandemisë Covid-19.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i rinasit aeroporti i rinasit

Sondazh

Poll