Sport

Mesazhin e përkryer për racizmin e jep legjenda Eric Cantona, teksti është drithërues!

14 Qershor 2020, 20:31 Nga DOSJA
Mesazhin e përkryer për racizmin e jep legjenda Eric Cantona, teksti

Eric Cantona di gjithmonë se si të fitojë vëmendje. Legjenda e Manchester United jep mesazhe të forta sociale vazhdimisht dhe ky i fundit duket më fantastiku i vitit.

Francezi ka bërë një monolog të shkurtër për racizmin, me tekst drithërues.

“I dashur vëlla i bardhë. Kur unë linda isha i zi, kur u rrita isha sërish i zi, kur dal në diell jam i zi, kur sëmurem jam i zi, kur të vdes do të jem i zi”.

”Ndërkohë, ti, njeri i bardhë, kur linde ishe rozë, ndërkohë që rriteshe ishe i bardhë, kur del në diell bëhesh i kuq, kur ke ftohtë bëhesh blu, kur ke frikë kthehesh jeshil, kur sëmuresh zverdhesh, kurse kur të vdesësh do të jesh gri. Pra, ndërmjet meje dhe teje, kush është njeriu me ngjyrë?”, shprehet francezi në video.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cantona monolog racizëm cantona monolog racizëm

Sondazh

Poll