Sport

U përfol për një kalim te Tirana, Olsi Rama i mbyll derën bardhebluve për Alban Hoxhën dhe i ofron rinovimin: Unë mendoj

14 Qershor 2020, 20:03 Nga DOSJA
U përfol për një kalim te Tirana, Olsi Rama i mbyll derën

TIRANËAlban Hoxha mbetet i Partizanit, kapiteni qëndron në shtëpinë e kuqe. Në mes të një merkatoje entuziazmuese të 16 herë kampionëve, mund të konsiderohet edhe kjo një blerje e madhe e Partizanit, madje shumë më tepër duke qenë se kapiteni është një garanci dhe jo bast, si dhe gëzon admirimin e gjithë tifozëve. Në përfundim të ndeshjes kundër Luftëtarit, drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama foli për të ardhmen e gardianit, që këtë sezon i përfundon kontrata dhe është përfolur për një kalim te Tirana.

“Albani është lojtari më i vjetër i ekipit. Padiskutim është pjesë e planeve tona për të vazhduar më tej. Unë kur i kam folur djemve unë i kam thënë që ka disa lojtarë që ka ende kontratë me Partizanin. Unë i kam thënë që edhe për ata 2 muajt e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen. Janë marrëdhënie burrnore.

Duke u bazuar jo vetëm te kontrata por edhe te respekti reciprok. Alban Hoxhën unë e kam parë edhe të Kombëtarja, te Tirana nuk e di. Unë mendoj që Alban Hoxha të ardhmen do e ketë te Partizani”, u shpreh Olsi Rama.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alban hoxha olsi rama partizani tirana alban hoxha olsi rama partizani tirana

Sondazh

Poll