Art&Argëtim

Basha mesazh ngushëllimi për vdekjen e Moikom Zeqos: Euridit i letrave shqipe

15 Qershor 2020, 11:56 Nga DOSJA
Basha mesazh ngushëllimi për vdekjen e Moikom Zeqos: Euridit i letrave

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka shprehur sot një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Moikom Zeqos. Basha shkruan se Zeqo është euridit i letrave shqipe dhe do të mbahet mend ndër breza si një nga personalitetet e spikatura të kulturës sonë kombëtare. Më tej ai shton se angazhimi i Moikom Zeqos në politikë si deputet i PS ishte dhe mbetet modeli i politikanit aktiv dhe serioz për përfaqësimin e qytetarëve.

“Moikom Zeqo, eruditi i letrave shqipe u nda sot nga jeta pas një sëmundje të rëndë, duke lënë pas një vepër të lexuar dhe të vlerësuar nga shqiptarët anekënd  botës.  Me seriozitetin, pasionin për shkencën dhe kulturën, autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, mbi historinë e artit, si dhe skenarëve për filma, do të mbahet mend ndër breza si një nga personalitetet e spikatura të kulturës sonë kombëtare.

Angazhimi i tij në politikë si deputet i PS ishte dhe mbetet modeli i politikanit aktiv dhe serioz për përfaqësimin e qytetarëve. Ngushëllimet e mia shkojnë sot për  familjarët e Moikom Zeqo, miqtë dhe shokët e tij që do ta kujtojnë gjithmonë me mall dhe respekt mjeshtrin e letrave  dhe historisë shqiptare. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

Moikom Zeqo, shkrimtar, studiues, ish-deputet në Parlamentin shqiptar në vitet ’90, autor i skenareve për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor, i studimeve arkeologjike dhe të historisë së artit, është ndarë sot nga jeta. Dosja.al mëson se Zeqo është shuar në moshën 71-vjeçare, në banesën e tij në kryeqytet. Studiuesi i njohur vuante prej shumë vitesh nga leuçemia akute, të cilës nuk i bëri dot ballë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture lulzim basha moikom zeqo vdes moikom zeqo  lulzim basha moikom zeqo vdes moikom zeqo 

Sondazh

Poll