Art&Argëtim

Zbulohet amaneti i Moikom Zeqos, ka kërkuar të prehet në Tiranë. Homazhet nuk bëhen pa ardhjen e të birit

15 Qershor 2020, 10:37 Nga DOSJA
Zbulohet amaneti i Moikom Zeqos, ka kërkuar të prehet në

TIRANË- Moikom Zeqo u shua sot në orët e para të mëngjesit, duke lënë pas një vepra të shumta. Dosja.al mëson se Zeqo para së të vdiste ka lënë amanetin familjarëve që të prehej në Tiranë.

Po ashtu, studiuesi ka kërkuar që homazhet për lamtumirën e fundit për të të mbahen në Muzeun Historik, ku ai ka qenë drejtues nga 1997 deri në vitin 2005. Mësohet se amaneti i Zeqos do të përmbushet dhe homazhet do të zhvillohen tek Muzeu Historik.

Por homazhet dhe varrimi i shkrimtarit mund të shtyhen deri të shtunën apo të dielën. Kjo pasi familjarët kanë vendosur që shkrimtari nuk mund të varrohet për në banesën e fundit pas ardhjen e djalit, i cili është në Amerikë.

Moikom Zeqo, shkrimtar, studiues, ish-deputet në Parlamentin shqiptar në vitet ’90, autor i skenareve për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor, i studimeve arkeologjike dhe të historisë së artit, është ndarë sot nga jeta.

Dosja.al mëson se Zeqo është shuar në moshën 71-vjeçare, në banesën e tij në kryeqytet. Studiuesi i njohur vuante prej shumë vitesh nga leuçemia akute, të cilës nuk i bëri dot ballë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture amaneti i moikom zeqos moikom zeqo vdes moikom zeqo  amaneti i moikom zeqos moikom zeqo vdes moikom zeqo 

Sondazh

Poll