Vdes Mikom Zeqo, studiuesi dhe shkrimtari i njohur humb betejën me leuçeminë akute, kush ishte ish-deputeti nën siglën e PS
15 Qershor 2020, 04:52Nga DOSJA
TIRANË– Moikom Zeqo, shkrimtar, studiues, ish-deputet në Parlamentin shqiptar në vitet ’90, autor i skenareve për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor, i studimeve arkeologjike dhe të historisë së artit, është ndarë sot nga jeta. Dosja.almëson se Zeqo është shuar në moshën 71-vjeçare, në banesën e tij në kryeqytet. Studiuesi i njohur vuante prej shumë vitesh nga leuçemia akute, të cilës nuk i bëri dot ballë.
Por, kush ishte Moikom Zeqo?
Moikom Zeqo lindi më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit. Familja e tij është me origjinë nga Libohova, ku ai mbaroi edhe arsimin fillor. Më 1967 nisi të ndiqte Fakultetin Histori Filologji, dhe u diplomua në Universitetin e Tiranës më 1971 në degën gjuhë-letërsi. Në vitet 1971-1974 punoi si gazetar dhe redaktor letrar i gazetës “Drita”. Më 1974-76 punoi si mësues në Rrogozhinë.
Më pas, në vitet 1979-1987 qe punonjës shkencor pranë Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Më 1987-1990 punoi si specialist në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë. Në qershor të 1991 qe pjesë e grupit organizator të Kongresit të 10-të të Partisë së Punës. Më 31 janar-10 maj 1991 u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe po atë vit iu dha portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më 1991 dhe 1992 kandidat për deputet, kur dhe u zgjodh dhe shërbeu deri më 1996 si deputet i PS-së.
Më 1997-2005, Moikom Zeqo ka qenë drejtor i Muzeut Kombëtar. Zeqo autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, sërbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë.
Ai është autor i tre ekspozitave vetiake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj. Moikom Zeqo është sot një nga personalitetet e njohura të kulturës sonë kombëtare. Veprat e tij dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe eruditë dhe mbahet si pionier i postmodernizmit në letrat shqipe. Ai mban Urdhërin “Mjeshtër i Madh” dhe “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Moikom Zeqo është edhe Doktor i Shkencave.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kush tha që nuk ka zgjidhje për gjërat e ndaluara? Shkëlzen Berisha e ka gjetur zgjidhjen perfekte pasi pezullimit të lejes së drejtimit nga ana e ...
TIRANE– Këngëtarja shqiptare, Olta Boka ka pranuar me një foto të vetme se është në pritje të ëmbël, prej 9-muajsh tashme. Ajo ka publikuar në llogarinë e saj p...
TIRANE– Në rubrikën “Trotuar” në emisionin “ E Diell” u trajtua tema “Martesë në moshë të vogël apo të madhe”. Teksa po flisnin për martesën, drejtuesi i ...
TIRANE– Ish gazetarja e “Aldo Morning Show”, Enki Bracaj ka dhënë një intervistë për ‘Panorama Plus’ aty ku ka ndarë detaje për projektin e saj më të ri në tele...
TIRANE– Tea Zhuli dhe Kristi Becka, dy ish-konkurrentët e famshëm të Big Brother 8 të mbajtur në vitin 2015 janë martuar në fshehtësi. Burime per “Panoram...
Nëse keni menduar COVID-19, trazirat në vende të ndryshme, karkalecat, shpërthimet vullkanike dhe uraganët sinjalizuan fundin e botës- ju mund të keni të drejtë...
TIRANE– Javën e kaluar në rubrikën “PërPuthen” Margaret u largua nga emisioni pasi një prej konkurentëve Dejvi tentoi t’i rrëmbej një puthje dhe teksa po ...
TIRANË– Aktori i njohur i humorit, Muharrem Hoxha, gjithashtu i njohur si “Rrema” ka qënë i ftuar ditën e sotme në emisionin “E Diell”.Duke folur për...