Art&Argëtim

Ruçi mesazh ngushëllimi për vdekjen e Zeqos: Lamtumirë Moikomi ynë i dashur

15 Qershor 2020, 07:48 Nga DOSJA
Ruçi mesazh ngushëllimi për vdekjen e Zeqos: Lamtumirë

TIRANË- Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shprehur një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit dhe ish-deputetit, Moikom Zeqo. Në një reagim, Ruçi shkruan se se me trishtim të thellë ka mësuar ndarjen nga jeta të ish-deputetit, shkrimtarit dhe shkencëtarit dhe publicistit të shquar Moikom Zeqo.

Mikom Zeqo ishte një personalitet erudit i rrallë, një enciklopedi e gjallë. Shkrimtar, historian, arkeolog, studjues e kritik letrar, përkthyes dhe publicist, mbi të gjitha një intelektual i shquar dhe patriot i madh. Ai i shërbeu Shqipërisë dhe kulturës shqiptare deri në ditët e fundit të jetës, me një dashuri e përkushtim të pashoq. Mikom Zeqo luftoi me stoicizëm ndaj sëmundjes për një kohë të gjatë, duke mos e ndërprerë për asnjë çast kontributin e tij intelektual për Shqipërinë.

Moikom Zeqo u zgjodh dhe shërbeu si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturën 1992-1996 dhe u shqua për thellësinë e mendimit, largpamësinë e vizionit, urtësinë për dialog, përkushtimin për qytetarët dhe angazhimin sipëror për kulturën dhe çështjet e mëdha të shoqërisë dhe të kombit shqiptar. Gjithë erudicionin e tij Moikomi ua kushtoi dhe ua shpërndau Shqipërisë dhe shqiptarëve. Lamtumirë Moikomi ynë i dashur!”, shkruan Kryetari i Kuvendit.

Moikom Zeqo, shkrimtar, studiues, ish-deputet në Parlamentin shqiptar në vitet ’90, autor i skenareve për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor, i studimeve arkeologjike dhe të historisë së artit, është ndarë sot nga jeta.

Dosja.al mëson se Zeqo është shuar në moshën 71-vjeçare, në banesën e tij në kryeqytet. Studiuesi i njohur vuante prej shumë vitesh nga leuçemia akute, të cilës nuk i bëri dot ballë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture gramoz ruci moikom zeqo vdes moikom zeqo  gramoz ruci moikom zeqo vdes moikom zeqo 

Sondazh

Poll