Art&Argëtim

Vdekja e Moikom Zeqos, Rama zgjedh vetëm një fjalë: Lamtumirë

15 Qershor 2020, 09:01 Nga DOSJA
Vdekja e Moikom Zeqos, Rama zgjedh vetëm një fjalë:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama dhe në ikjen e Moikom Zeqos ka zgjedhur një reagim të shkurtër. Në një reagim në mediat sociale, Rama ka publikuar foton e shkrimtarit dhe publicistit të njohur, duke shkruar vetëm: LAMTUMIRË?

Edhe herë të tjera kryeministri ka preferuar që të jetë shumë lakonik, pasi përcjelljet e miqve të tij i ka bërë me vetëm një apo dy fjalë.

Moikom Zeqo, shkrimtar, studiues, ish-deputet në Parlamentin shqiptar në vitet ’90, autor i skenareve për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor, i studimeve arkeologjike dhe të historisë së artit, është ndarë sot nga jeta.

Dosja.al mëson se Zeqo është shuar në moshën 71-vjeçare, në banesën e tij në kryeqytet. Studiuesi i njohur vuante prej shumë vitesh nga leuçemia akute, të cilës nuk i bëri dot ballë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture edi rama moikom zeqo vdes moikom zeqo  edi rama moikom zeqo vdes moikom zeqo 

Sondazh

Poll