Aktualitet

Historia dhe përplasjet/ Sulmohet me kallashnikov kompleksi “Eiffel” në Yrshek, breshëria në mesnatë shkaktoi dëme të

15 Qershor 2020, 06:38 Nga DOSJA
Historia dhe përplasjet/ Sulmohet me kallashnikov kompleksi

TIRANË– Kompleksi “Eiffel”, në Yrshek, në zonën e Kasharit në Tiranë është sulmuar me breshëri kallashnikovi. Dosja.al mëson se ngjarja ndodhi mesnatën e kaluar në orën 00:35, ku persona të paidentifikuar shkuan pranë kompleksit dhe qëlluan me breshëri plumbash mbi të.

Fatmirësisht, sulmi mbaroi vetëm me dëme materiale dhe pa të lënduar në njerëz.

Dosja.al mëson se kompleksi në fjalë është në emër të biznesmenit Enver Çaushi, i cili në QKB, e ka pezulluar ektivitetin e kompleksit per momentin. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për Dosja.al se Çaushi është shprehur përpara autoriteteve se autorët e kësaj ngjarjeje, duhet të kenë ngatërruar objektiv, pasi ai vetë mohon të ketë konflikte.

Kanë ngatërruar objektiv. Unë nuk kam lidhje, nuk kam konflikte me njëri,”– mësohet të jetë shprehur biznesmeni Çaushi.

Siç shihet edhe nga fotot, të publikuara nga vetë faqja e kompleksit në rrjetet sociale, vihet re që bëhet fjalë për një kompleks luksoz, me pishinë dhe salla të mëdha. Brenda tij janë organizuar edhe dasma, apo festa të ndryshme ku ka pasur të ftuar, këngëtarë dhe personazhë të njohur të showbizit shqiptar.

Por kush është biznesmeni Enver Çaushi?

Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me biznesmenin Enver Çaushi, i cili rezulton pronar i kompleksit “Eiffel” që u sulmua me kallashnikov mesnatën e kaluar. Mësohet se Çaushi, është xhaxhai i Florian Çaushit, një person me precedent penalë, që është akuzuar për pengmarrjen e tregtarit të identifikuar si Syrja Xheli.

Florian Çaushi është gjithashtu djali i dajës së Elton Deliut, i cili mbeti i vrarë nga një atentat në apartamentin e tij në vitin 2008. Në vitin 2012, Çaushi mori peng Xhelin, dhe prentedonte se ky i funfit, i kishte një borxh prej 20 mijë eurosh kushëririt të tij të ndjerë. Në mungesë të Elton Deliut, që figuronte i vrarë prej katër vitesh, Çaushi kërkonte që Xheli t’ja jepte atij borxhin që i kishte pasur Deliut.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kashar sulomhet lokali me kashnikov tirane kashar sulomhet lokali me kashnikov tirane

Sondazh

Poll