Bota

Zhdukja e saj alarmoi Greqinë/ Gjendet 10-vjeçarja, nisin hetimet për rrëmbim, dëshmitarët: Kishte shenja prangash

13 Qershor 2020, 14:57 Nga DOSJA
Zhdukja e saj alarmoi Greqinë/ Gjendet 10-vjeçarja, nisin hetimet

GREQI– Markela vajza 10-vjeçare e cila kishte hunbur  ditën e enjte fatmirësisht është gjetur  shëndoshë e mirë.

Mediat greke kanë raportuar se vajza ishte duke u endur me çantën e shpinës kur u vu re nga pronari i një pike karburanti rreth orës 9 të ditës së sotme në Kalamaria, Selanik, Greqi. Pronari i karburantit dhe një fqinj njoftuan policinë dhe biseduan me vajzën derisa ka mbërritur kjo e fundit. Sipas burrit që e gjeti, Markela i kishte thënë që të mos e telefononte policinë dhe se gjithçka që dëshironte ishte të kthehej në shtëpi.

Ndërkohë fqinji i personit që ka gjetur ka folur për mediat duke thënë se: Fëmija dukej e lodhur, ishte në shok dhe ajo filloi të qante ndoshta ndjehej e pasigurt. Markela  ishte prangosur nga gruaja që e mori, që e kishte lënduar deri sa kishte ndier dhimbje. Para se të lirohej, “rrëmbyesja” i kishte dhënë  vajzës 30 euro me porosinë që të mos i tregonte Policisë. Ajo e la pranë stacionit ku dhe e kishte marrë.

Mediat greke kanë raportuar se vajza kishte shenja në krahë që tregonin se i ishin vënë prangat, sakaqë policia ka shtuar se sapo vajza të marrë veten do e marrë në pyetje për të zbuluar rreth gruas që e kishte mbajtur për 48 orë dhe arsyen pse.   Gjithashtu policia po rishqyrton dëshminë e shokut të klasës dhe dëshmitarit okular të vajzës. Djali 10-vjeçar kishte thënë tashmë në polici se vajza ishte marrë nga një grua e re, e cila e kishte thirrur me emrin e saj të parë.

Zhdukja e Markelës shkaktoi mobilizimin e autoriteteve dhe shoqërisë. U fillua një operacion i madh kërkimi, në të cilin morën pjesë gjithashtu shumë vullnetarë. Mijëra postime në lidhje me vajzën e zhdukur u postuan në mediat sociale, duke u bërë thirrje dëshmitarëve të mundshëm okularë të çështjes të dilnin dhe të flisnin me policinë.

Burimi:protothema.gr

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota greqi markela markela verami greqi markela markela verami

Sondazh

Poll

Bota 13 Qershor 2020, 12:24

Pas muajsh izolimi, bota fillon të rihapet

Nga Afrika në Azi, nga Evropa në Amerikë, objektet fetare, qendrat tregëtare, restorantet dhe kufijtë shtetërorë, po rihapen gradualisht pas muajsh izolimi për ...

Bota 13 Qershor 2020, 10:28

FLORIDA- Shkencëtarët në Institutin e Kërkimit “Scriptps” në Florida, kanë bërë një studim në lidhje me koronavirusin. Ata janë shprehur se sipas eksperimenteve...