Bota

Shkrimtari Carmine Abate, boton librin “Motori i Skendërbeut”/ Tematika e veçantë që trajton

13 Qershor 2020, 14:25 Nga DOSJA
Shkrimtari Carmine Abate, boton librin “Motori i Skendërbeut”/

Shkrimtari me origjinë arbëreshe Carmine Abate, në librin e tij “Motori i Skendërbeut” (La moto di Scanderbeg), ka zgjuar kuriozitetin e lexuesve për pjesëtarët e këtij komuniteti dhe mënyrën e ndërtimit të identitetit të tyre kombëtar.

Në përshkrimin e librit thuhet se personazhi kryesor, Giovanni Alessi ikën gjithnjë: nga familja e tij, nga vendi ku ka lindur dhe është rritur, nga gjuha të cilës i përket si arbëresh i Kalabrisë, nga vetja dhe nga fantazmat e të shkuarës së vet. Mbërrin në Gjermani, dhe aty më në fund bashkohet me Claudia-n, gruan me të cilën është dashuruar që në rininë e hershme.

Kujtimet e kohës së njohjes me Claudia-n  e kthejnë në historinë e tij dhe të të atit Scanderbeg-ut, një aventurier i pandreqshëm dhe tërheqës,  gjithmonë në shoqërinë e motorit të tij, e më tej drejtues i revoltave fshatare në Italinë e pasluftës.

Historia e Scanderbeg-ut dhe historisë së tij të pavdekshme për Lidia-n, çështjet mes Giovanni-t dhe Claudia-s, një tjetër historia romantike dhe e dëshpëruar, kryqëzohen së bashku me figurën e Stefano Santori-t, një djalë me sy tërheqës, i pajisur me aftësi largpamëse, si dhe me sagën e heorit tonë kombëtar Skëndërbeut.

Ky roman i Abates, në mënyrë mjeshtërore qendron mes narracionit, memories dhe regjistrit lirik, dhe është një roman i pazakontë e surprizues mbi identitetin dhe kërkimin e vetes, vepër kjo që shpeh maturinë e njërit nga shkrimtarët më origjinalë të letërsisë italiane të shekullit të fundit.

Burimi: carmineabate.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora carmine abate carmine abate

Sondazh

Poll

Bota 13 Qershor 2020, 12:24

Pas muajsh izolimi, bota fillon të rihapet

Nga Afrika në Azi, nga Evropa në Amerikë, objektet fetare, qendrat tregëtare, restorantet dhe kufijtë shtetërorë, po rihapen gradualisht pas muajsh izolimi për ...

Bota 13 Qershor 2020, 10:28

FLORIDA- Shkencëtarët në Institutin e Kërkimit “Scriptps” në Florida, kanë bërë një studim në lidhje me koronavirusin. Ata janë shprehur se sipas eksperimenteve...