Sport

Te Barcelona shënojnë katër, Leo Messi me shokë argëtohen në La Liga dhe shkojnë +7 nga Reali

13 Qershor 2020, 22:03 Nga DOSJA
Te Barcelona shënojnë katër, Leo Messi me shokë

Karantina ka mbaruar dhe Barcelona e ka rinisur futbollin me një ndeshje spektakolare. Viktima e parë e katalanasve sot ishte Mallorca, e cila u mposht 4-0.

Leo Messi me shokë shënuan nga dy gola për pjesë, me katër autorë të ndryshëm. Arturo Vidalit iu desh një minutë dhe 7 sekonda për të gjetur rrjetën, ndërsa Braithwaite shënoi në minutën e 37-të për ta mbyllur më me siguri pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Barcelona e uli paksa ritmin, por golat nuk munguan. Goli i tretë erdhi në minutën e 80-të nga mbrojtësi Jordi Alba. Në fund edhe Messi e gjeti rrjetën dhe ky është goli i tij i 20-të personal në La Liga këtë sezon.

Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në kuotën e 61 pikëve dhe shkon 6 pikë larg nga Real Madrid. Sigurisht, ende me një ndeshje më shumë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona gola messi barcelona gola messi

Sondazh

Poll