Sport

Pasardhësi i Sergio Ramos luan në Serie A, Zidane e prenoton para të gjithëve

13 Qershor 2020, 16:37 Nga DOSJA
Pasardhësi i Sergio Ramos luan në Serie A, Zidane e prenoton para

Zinedine Zidane është lodhur nga Sergio Ramos, i cili nuk pranon të rinovojë kontratën. Trajneri i Real Madridit duket gati për të gjetur një mbrojtës për të ardhmen dhe i përzgjedhuri është Matthijs de Ligt.

Holandezi nuk ka kaluar një sezon të mirë te Juventusi dhe mund të pranojë. Zidane e pëlqen shumë stilin e tij të lojës dhe sidomos faktin që ai mban peshën e gjithë mbrojtjes, kur merr përgjegjësi si tek Ajax.

De Ligt është një mbrojtës me klas, por kushton shumë. Negociatat mund të nisin për vitin e ardhshëm, atëherë kur të sqarohet dhe e ardhmja e Ramosit. Me pak fjalë, Juventusi mund ta mbajë pa asnjë shqetësim nga Spanja edhe për një sezon.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport de ligt ramos zidane de ligt ramos zidane

Sondazh

Poll