Sport

Napoli dhe Hysaj kalojnë Interin, në finalen e Kupës kundër Juventusit!

13 Qershor 2020, 21:06 Nga DOSJA
Napoli dhe Hysaj kalojnë Interin, në finalen e Kupës kundër

Napoli-Inter ishte ndeshja që po prisnim me padurim këtë javë dhe pritja ia vlejti, sepse ishte një takim spektakolar.

Në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë, mbyllur 1-1, fitues doli Napoli, skuadra e cila falë fitores 1-0 në takimin e parë kalon në finale kundër Juventusit.

Gjithçka nisi mirë për zikaltrit, të cilët shënuan gol që pas dy minutash lojë me danezin Eriksen, por kjo nuk zgjati shumë. Napoli reagoi katër minuta para fundit të pjesës së parë, me sulmuesin Mertens i cili finalizoi me një kundërsulm të shpejtë, nisur nga portieri Handanovic.

Me këtë fitore, mbetet të gëzohemi për Elseid Hysajn, legjionari shqiptar i cili sonte luajti titullar në krahun e majtë të mbrojtjes napolitane.

Finalja e Kupës së Italisë, Juventus-Napoli, do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje në stadiumin Olimpico.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter kupa napoli inter kupa napoli

Sondazh

Poll