Sport

Napoli-Inter, publikohen formacionet zyrtare: Hysaj e nis nga minuta e parë!

13 Qershor 2020, 18:27 Nga DOSJA
Napoli-Inter, publikohen formacionet zyrtare: Hysaj e nis nga minuta e

Napoli-Inter, kjo është ndeshja që po prisnim të gjithë pas karantinës. Dy skuadrat e mëdha italiane sonte do të përballen në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë.

Trajneri Gattuso ka vendosur në formacionin e titullarëve mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj, ndërkohqë që treshja e tij e sulmit formohet nga Politano, Mertens dhe Insigne.

Ndërkohë, trajneri Conte ka vendosur t’i besojë nga minuta e parë danezit Eriksen,ndërsa dyshja e sulmit nuk diskutohet: Lukaku-Martinez.

Ja 11-shët zyrtarë:

Napoli (4-3-3) – Ospina; Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Hysaj; Elmas, Demme, Zielinski; Politano, Mertens, Insigne.

Inter (3-4-1-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Candreva, Brozovic, Barella, Young; Eriksen; Lukaku, Lautaro.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hysaj inter kupa napoli hysaj inter kupa napoli

Sondazh

Poll