Sport

Bayern fiton ndeshjen e shtatë radhazi, e shpëton në fund gjermani Goretzka

13 Qershor 2020, 18:35 Nga DOSJA
Bayern fiton ndeshjen e shtatë radhazi, e shpëton në fund

Sot nuk ishte fare e lehtë, por Bayern mposhti 2-1 në shtëpi Borussia M’Gladbach duke marshuar drejt titullit. Kjo ishte fitorja e shtatë radhazi e bavarezëve, të cilët e shohin veten në krye të tabelës së klasifikimit në Bundesligë, me 73 pikë.

Miqtë gjetën golin të parët në minutën e 16-të, por u anulua nga VAR. Kjo e nxiti skuadrën e trajnerit Flick të reagonte më shpejt dhe të fokusohej te shënimi i golit.

Zirkzee shfrytëzoi një gafë të portierit mik dhe e pati krejt të lehtë të shënonte me të djathtën. E njëjta situatë ndodhi në anën tjetër të fushës. Mbrojtësi kampion bote, Pavard, dërgoi topin në portën e tij në minutën e 37-të në përpjekje për ta larguar nga zona. Kaq duhej dhe ndeshja shkoi 1-1.

Deri në pesë minutat e fundit të ndeshjes Bayern nuk po arrinte të kalonte mbrojtjen mike, por në fund ia doli. Mesfushori Goretzka shënoi me portën gjysmë bosh falë asistit të Pavardit dhe Bayern tashmë e risheh veten në pozita komode, me Dortmundin 7 pikë larg.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern gladbach pavard bayern gladbach pavard

Sondazh

Poll