Aktualitet

FOTOT/ Me syze, kapele dhe i betuar “OTR”, kush ishte Hekuran Billa, biznesmeni vetëquhej “Daja-Lani” pas daljes nga bu

13 Qershor 2020, 10:15 Nga DOSJA

TIRANË- Mes Tiranës dhe Belgjikës, mes burgut dhe lirisë, kjo ishte jeta e Hekuran Billës. 40 vjeç, me vrasjen e 22-vjeçarit Prel Markut dhe me një grabitje me vlerë 1.2 milionë paundë mbi shpinë, Hernand Bilali u arrestua në Shqipëri, ku do të vuante edhe dënimin. Por nuk ndodhi kështu, ai u lirua dhe më pas u vra.

Dosja.al publikon fotot ekskluzive të Hekuran Billës, i cili pas daljes nga burgu njihej nga miqtë e tij si “Lan Billa”, një nofkë e re kjo, të cilën e përdorin edhe miqtë e tij në dedikimet pas vdekjes në rrjetet sociale.

Hekuran Billa gjithashtu njihej si miku i ngushtë i reperit “Noizy”. Prej gati 15 vitesh ai ishte pjesë e vëllazërisë “OTR”, dhe shoqërohej me shumë prej djemve të grupit. Siç shihet edhe në foto, stili OTR nuk mungon tek 40-vjeçari.

Hekuran Billa u ekzekutua dy ditë më parë pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare.  Në orën 21:48 të së enjtes,  biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMË X6”, nga ekzekutori, i cili dyshohet se është vëllai i Prel Markut, Viktori.

Ky i fundit qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij, dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin. Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri 22-vjeçarin Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm, por u lirua nga gjykatat shqiptare.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat tek komuna e parisit hekuran billa atentat tek komuna e parisit hekuran billa

Sondazh

Poll