Aktualitet

Probleme me lejen e ndërtimit/ Sekuestrohet pallati 9 katësh te Shkëmbi i Kavajës, nën hetim ish-kryekomunari i Rrashbullit

13 Qershor 2020, 09:51 Nga DOSJA
Probleme me lejen e ndërtimit/ Sekuestrohet pallati 9 katësh te

DURRËS- Policia ka bllokuar punimet dhe ka sekuestruar një pallat 9-katësh në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës, i cili në treg kap vlerën e 1.5 milionë euro. Mësohet se prona që i përket Jashar Arrëzëz, ka probleme me lejën e ndërtimit. Për këtë çështje Prokuroria ka nisur hetimet edhe ish-kryetarin e komunës Rrashbull, Hysen Gashi. Ky i fundit akuzohet  për “Shpërdorim detyre” në lëshimin e lejes së objektit.

Njoftimi i plotë

Vendoset sekuestro preventive për një pallat 9-katësh me vlerë 1.5 milionë euro. Në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, në ngarkim të shtetasit H. G., ish-kryetar e komunës Rrashbull, pas informacioneve që dispononte Policia, veprimet janë intensifikuar më tej për verifikimin e lejeve të ndërtimit të lëshuara për çdo objekt. Me urdhër të prokurorit të Prokuroisë Durrës u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror, “Sekuestro preventive”, si dhe në bashkëpunim me IKMT-në u urdhërua pezullimi i punimeve që kryheshin në objektin pallat 9-katësh + papafingo +1 kat nën tokë, me administrator shtetasin J. A., banues në Durrës, ndëtim në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Shuma e sekuestrimit kap vlerën 1.5 milionë euro, sipas çmimit të tregut. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(g.sh./j.v/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hysen gashi sekuestrohet pallati te shkembi i kavajes ne durres hysen gashi sekuestrohet pallati te shkembi i kavajes ne durres

Sondazh

Poll