Politike

Basha zgjedh Vlorën për të fikur qirinjtë e 46-vjeçarit, shfaqet i qeshur duke festuar me strukturat

12 Qershor 2020, 19:41 Nga DOSJA
Basha zgjedh Vlorën për të fikur qirinjtë e

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur Vlorën për të fikur 46 qirinjtë në tortën e tij. Basha është ndalur sot në Vlorë, në turin e takimeve dhe aty strukturat i kanë bërë një surprizë.

Ai shihet në disa foto të publikuara nga ish-deputetja e PD, Nada Meçorapaj, Basha duket i qeshur dhe i lumtur që po feston 46-vjetorin e tij.

Torta e ditëlindjes është me logon e PD dhe qirinjtë që formojnë shifrën 46. Nuk dihet ende nëse kjo festë modeste ishte e menduar, pasi Vlora njihet si një zonë ku PS është e fortë dhe kryeministri është deputet i këtij qyteti.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ditelindja e bashes lulzim basha ditelindja e bashes lulzim basha

Sondazh

Poll