Aktualitet

A keni marrë mesazhe me fjalët “do të të zhdukim”? Voltana Ademi: Nuk ndihem e kërcënuar

1 Prill 2019, 20:38 Nga DOSJA
A keni marrë mesazhe me fjalët “do të të

TIRANË- Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka folur sot rreth situatës kriminale në qytetin që ajo drejton. E ftuar në emisionin “Open”, ajo ka qenë në panel me botuesin e Dosja.al, Enton Abilekaj, i cili e ka pyetur nëse ka marrë kërcënime kohët e fundit apo jo.

Ademi tha se ka ndodhur që në debate publike të jetë kërcënuar apo edhe ofenduar, por u shpreh se nuk ndihej e kërcënuar.

PJESË NGA DEBATI

Enton Abilekaj: A keni marrë kërcënim me fjalët “do të të zhdukim” muajt e fundit?

Voltana Ademi: Unë kështu në publikisht mbase edhe mund të ndodhë ndonjëherë. Ka debate publike, të gjithë i keni dëgjuar, prokuroria dhe gjykata, dhe policia e shtetit, edhe në raste më të rënda, edhe në raste të fyerjesh publike, nuk ka marrë… Unë kam dërguar në prokurori dy kërkesa për hetim të thelluar për dy akuza publike që më janë bërë dhe nuk kam parë ndonjë lëvizje.

Enton Abilekaj: A keni marrë kërcënim “do të të zhdukim”?

Voltana Ademi: Nuk kam marrë kështu kërcënim. Nuk ndihem e kërcënuar, ndoshta edhe kjo situatë ku ndodhemi më bën të ndihem më e fortë.

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka pasur një përplasje me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut. Ademi i është ankuar sot Veliut për situatën kriminale, ndërsa drejtori i Përgjithshëm i policisë është shprehur se ajo nuk ia kishte pohuar diçka të tillë më parë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet enton abilekaj kercenimet e ademit situata kriminale ne shkoder voltana ademi vrasjet ne shkoder enton abilekaj kercenimet e ademit situata kriminale ne shkoder voltana ademi vrasjet ne shkoder

Sondazh

Poll