Sport

“Kisha pesë vite që nuk e provoja këtë ndjesi”, Griezmann sheh një gjë pozitive te koronavirusi

11 Qershor 2020, 21:43 Nga DOSJA
“Kisha pesë vite që nuk e provoja këtë ndjesi”,

Antonie Griezmann pritet të jetë titullar kundër Mallorcas (të shtunën, ora 22:00).

Sulmuesi i Barcelonës duket mjaft i kënaqur që futbolli do të rifillojë dhe ka shpresa se katalanasit janë në formë dhe gati për trofe.

“Mua më kanë bërë shumë mirë këto pushime. Kisha nevojë për pak qetësi. Prej 5 vitesh nuk kam bërë kurrë kaq shumë pushime. Dua të jem një lojtar i rëndësishëm për skuadrën, në fushë, ashtu edhe jashtë saj”, ka deklaruar së fundmi kampioni i botës.

“Jemi përgatitur mjaft mirë për këtë ndeshje, sepse është shumë e rëndësishme për t’i nisur mirë këto 11 finale. Kemi shumë dëshirë dhe shpresojmë që gjërat të shkojnë mirë. Për titullin gjërat i kemi në dorën tonë. Duhet të bëjmë 11 ndeshje të mira dhe do të dalim kampionë”, – tha ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona griezmann real madrid barcelona griezmann real madrid

Sondazh

Poll