Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç: Njohja e ndërsjelltë nuk është në axhendë

12 Qershor 2020, 13:31 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi, Vuçiç: Njohja e ndërsjelltë

SERBI– Menjëherë pas vendimit, që kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti mori për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, zyrtarët e këtij shteti, Daçiç dhe Vuçiç kanë bërë një ‘hap para’ sa i përket vazhdimit të dialogut.

Së fundmi Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, është shprehur se vendi i tij është i gatshëm që të nisë bisedimet me  Prishtinën, por pa kufizime kohore. Mësohet se Vuçiç ka thënë se  njohja e ndërsjelltë nuk është në axhendë dhe ata nuk do dorëzohen.

Presidenti serb ndër të tjera ka theksuar se është në interesin e shqiptarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare që së bashku të bisedojmë për lirinë e lëvizjes, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.

Kujtojmë se deklarata e Vuçiç, vjen një ditë pasi kryeministri Hoti paraqiti platformën për bisedime ku potencoi “integritetin territorial” dhe marrëveshjen që do të jetë në frymën e “Kushtetutës së Kosovës”.

Ndër të tjera Ministri i Jashtëm i Serbisë,  Ivica Daçiç ka paralajmëruar se Vuçiç pas zgjedhjeve të 21 qershorit duhet të bisedojë  me përfaqësuesin e BE për politikë të jashtme Borel dhe të dërguarin special Lajçak për vazhdimin e dialogut.

“Pasi qeveria e re hoqi masat e reciprocitetit dhe para tyre taksën janë përmbushur kushtet për vazhdimin e dialogut.”- tha Daçiç.

Burimi:  B92

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic aleksander vucic

Sondazh

Poll

Bota 12 Qershor 2020, 12:10

KOSOVË– Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj teksa ka qenë i ftuar një natë më parë në emisionin “Edicioni Special” të Klan Kosovës, d...