Bota

Viktimat e Covid-19 varrosen në rërë, pazhi i Copacabana në Brazil kthehet në varre masive (FOTO)

12 Qershor 2020, 13:51 Nga DOSJA

BRAZIL– Brazili është një ndër vendet më të goditura në botë nga koronavirusi, ku deri më tani janë shënuar mbi 40 mijë viktima që prej fillimit të shpërthimit.

Prandaj për këtë shkak është shumë e vështirë edhe situata e varrimit të  viktimave të koronavirusit, pasi numri është teje i lartë e sa vjen dhe rritet.

Ndërkohë mediat e huaja kanë shkruar se plazhi i famshëm në Rio de Janeiro, Copacabana, është kthyer në varreza masive, sepse një organizatë lokale zhvilloi një protestë ndaj qeverisë, e cila po akuzohet se nuk po përgjigjet si duhet ndaj pandemisë së koronavirusit.

Siç shkruajnë  mediat e huaja, mësohet se anëtarët e një organizate jo qeveritare filluan të hapin 100 varre në rërë, duke vendosur më pas  kryqat dhe flamujt brazilian për të treguar numrin e lartë të viktimave  nga virusi.

Kujtojmë se deri më tani, Brazili renditet në vendin e tretë në botë më i goditur nga virusi, pas SHBA dhe Britanisë së Madhe. Theksojmë se Brazili  ka tejkaluar edhe Italinë për numrin e viktimave që prej  fillimit të pandemisë.

Burimi: NoosaNews

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil rio de janeiro koronavirusi ne brazil rio de janeiro

Sondazh

Poll

Bota 12 Qershor 2020, 12:10

KOSOVË– Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj teksa ka qenë i ftuar një natë më parë në emisionin “Edicioni Special” të Klan Kosovës, d...