Bota

Daçiç: Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut me Kosovën

12 Qershor 2020, 13:19 Nga DOSJA
Daçiç: Serbia është e gatshme për vazhdimin e

KOSOVË– Dialogu Kosovë -Serbi mbetet ende një çështje mjaft delikate. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç është shprehur se vendi i tij është i gatshëm për të vazhduar dialogun me Kosovën.

Zyrtari serb më tej ka shtuar se pas zgjedhjeve në Serbi, më 21 qershor, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, do të bisedojë me zyrtarët evropianë sa i përket çështjes së dialogut.

“Meqenëse Qeveria e re (e Kosovës) i shfuqizoi të ashtuquajturat masa reciprociteti, e para kësaj është shfuqizuar edhe taksa, kushtet për vazhdimin e dialogut janë përmbushur. Ne jemi të gatshëm për vazhdimin e dialogut. Duam që të vijë deri te një zgjidhje e qëndrueshme, një kompromis, por, në këtë moment, është herët të flitet për këtë, sepse nuk ka pasur dialog për kohë të gjatë.”– ka deklaruar Daçiç.

Kujtojmë se dialogu Kosovë-Serbi ka nisur që në vitin 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, është ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak të taksës 100 % që u ka vënë Qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia. Ndërsa reciprociteti ndaj Serbisë i vendosur nga ish-kryeministri Kurti, është hequr një javë më parë nga kryeminstri aktual, Avdullah Hoti.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ivica dacic ivica dacic

Sondazh

Poll

Bota 12 Qershor 2020, 12:10

KOSOVË– Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj teksa ka qenë i ftuar një natë më parë në emisionin “Edicioni Special” të Klan Kosovës, d...