Sport

Artan Hoxha flet për kampionatin: Kukësi i merr 3 pikë Tiranës, por jo titullin

11 Qershor 2020, 21:16 Nga DOSJA
Artan Hoxha flet për kampionatin: Kukësi i merr 3 pikë

Gazetari  Artan Hoxha sot është i ftuar në emisionin Pressing në ABC News. Ai e nisi fjalën e tij me ekipin e Tiranës, që kryeson Superioren prej shumë javësh, duke thënë se bardheblutë e Egbosë e kanë marrë që tani titullin.

“Sot Tirana është 9 pikë para. Jo gjithmonë kampionatin e fiton skuadra më e mirë. Por e fiton skuadra që ia bën më shumë hyzmetin kampionatit. Kukësi ka një skuadër shumë të mirë, nuk e mohoj. Kur Tirana ia ktheu Kukësit në 5 minutat e fundit, realisht u befasova. Sot jemi në momentin kur nuk shoh një rrezik real që dikush t’i marrë kampionatin Tiranës”.

“Tirana është skuadra më e titulluar e vendit dhe është skuadra që po pret me padurim fitimin e këtij titulli. Presidenti i Partizanit thoshte që kampionati të mos rifillojë. A e shihni kampionatin? Ku janë gjysma e lojtarëve që kanë qenë këtu?”

“A ka mundësi dikush sot të thyejë Tiranën? Një ndeshje kanë direkte, ja e fitoi Kukësi, 6 pikë. Ja e humbi Tirana dhe një ndeshje tjetër, prapë 3 pikë para. Tetë ndeshje janë, e shoh shumë të vështirë”. (Marrë nga ABC News)

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport artan hoxha deklarata tirana artan hoxha deklarata tirana

Sondazh

Poll