Politike

29-vjetori i PS-së/ Rama: Kemi humbur dhe fituar zgjedhje, por kurrë nuk kemi cënuar interesin kombëtar

12 Qershor 2020, 05:57 Nga DOSJA
29-vjetori i PS-së/ Rama: Kemi humbur dhe fituar zgjedhje, por kurrë

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka shprehur urimet e tij për 29-vjetorin e Partisë Socialiste. Nëpërmjet një postimi në Facebook ai ka deklaruar se në këto 29 vite PS ka fituar dhe humbur zgjedhje, por asnjëherë nuk ka cënuar interesin kombëtar. Po ashtu Rama shkruan se partia që ai drejton gjithmonë ka ditur të ripërtërihet. Ndërkohë ai ka publikuar edhe një video për evolucionin e saj, nga fjalimi historik i Dritëroi Agollit më 11 qershor 1991 dhe deri tek qeverisja e tij.

“MIRËMËNGJES.  Gëzuar ditën e lindjes së forcës më të madhe politike shqiptare, Partisë Socialiste, e cila në 29 vjet ka fituar e ka humbur zgjedhje, ka pasur shkëlqime e rënie, po kurrë nuk e ka bërë gabimin e cënimit të interesit kombëtar dhe gjithnjë ka ditur të ripërtërihet, në rrugën e një ideje të madhe e të shumë punëve për Shqipërinë, që vazhdon…”, shprehet Rama në një postim në Facebook.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 29 vjetori i ps-së edi rama 29 vjetori i ps-së edi rama

Sondazh

Poll