Aktualitet

Vlorë/ 5 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, 4 janë familjarë të personit që rezultoi dje pozitiv

12 Qershor 2020, 05:47 Nga DOSJA
Vlorë/ 5 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të

Vlorë– Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar të infektuar 5 persona në Vlorë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 4 janë familjarë të personit që rezultoi dje pozitiv dhe 1 tjetër është rast i ri. Ndërkohë gjithsej u kryen 14 tamponë. Tashmë numri i të infektuarve në Vlorë ka shkuar në 6.

 

Ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me koronavirus 44 persona.Mes të infektuarve 9 janë personel shëndetësor. Sakaq, shkoi në 35 numri i të vdekurve, pasi dje humbi jetën një 59-vjeçar nga Lushnja.  Numri i të shëruarve ka shkuar në 1001.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll