Sport

Te Bayern ka dështuar totalisht, Interi tenton lojtarin e dytë më të shtrenjtë në historinë e klubit

11 Qershor 2020, 19:51 Nga DOSJA
Te Bayern ka dështuar totalisht, Interi tenton lojtarin e dytë më

Corentin Tolisso ishte pranë kalimit te Manchester United, por duket se diçka e tillë nuk do të ndodhë. Mesfushori nuk ka bindur te Bayern, edhe pse deri verën e shkuar ishte blerja më e shtrenjtë e klubit bavarez në gjithë historinë.

”Nuk jam në bisedime me Manchester United. Tolisso aktualisht është akoma i dëmtuar dhe objektivi kryesor i tij është të rikthehet në fushë”, – ka thënë menaxheri i mesfushorit francez, Eric Castagnino.

Bayern është lodhur nga dëmtimet e shpeshta të lojtarit, i cili ka kontratë deri në vitin 2022. Skuadra më pranë tij është Interi. Trajneri Antonio Conte beson se mund ta “ringjallë” francezin, të cilin shpesh e kanë krahasuar me Paul Pogba.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern inter tolisso bayern inter tolisso

Sondazh

Poll