Aktualitet

“Nuk kanë leje”/ Biznesmeni denoncon IKMT-në përpara kamerave, të rinjtë vihen në rresht përballë efektivëve: Jena

11 Qershor 2020, 19:07 Nga DOSJA
“Nuk kanë leje”/ Biznesmeni denoncon IKMT-në përpara

VELIPOJË– Një nga biznesmenët që iu shemb prona në Velipojë ka dalë para kamerave duke deklaruar se IKMT-ja dhe punonjësit që janë paraqitur pasditen e sotme në atë territory, nuk kanë pasur leje për të ndëhyrë.

Përpara mediave, burri në fjalë shprehet se kërkon që të dalë dikush dhe t’i tregojë letrat, teksa shton se ata nuk kanë leje për t’u prishur pronat.

“Dëgjoni këtu, dëgjoni këtu…kërkojmë të na dalin përfaqesues, të në tregojnë lejen. Po na detyrojmë t’i themi Serbisë hajde në Shqipëri se ne këtu nuk kemi shtet,”- thotë ai në video.

Ndërkohë në sfond shihet që disa të rinj kanë hipur mbi restorant dhe nuk zbresin që atje, duke mos lejuar shembjen e objektit. Gjithashtu, dëgjohen të tjerë zëra që ulërasin dhe kërkojnë të djretën e pronës.

Disa djem të rinj, të vënë në rresht përballë efektivëve shprehen: Jena vllazën mor, do shifhna prapë nesër, ç’bëni kshu…

IKMT-ja ka zbarkuar edhe pasditen e sotme në Velipojë ku ka prishur tashmë dy nga objektet e planifikuara. Aksioni është zhvilluar me përplasje mes biznesmenëve, pronarëve të objekteve dhe policisë e punonjësve të IKMT-së. Një vajzë humbi ndjenjat.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt aksion në bregdet perplasje ne velipoje ikmt aksion në bregdet perplasje ne velipoje

Sondazh

Poll