Aktualitet

Qeveria gati në nisë ndërtimin e tunelit në Llogara, rruga e re do të jetë me pagesë

11 Qershor 2020, 17:37 Nga DOSJA
Qeveria gati në nisë ndërtimin e tunelit në Llogara, rruga e

TIRANË- Qeveria ka vendosur që të ndërtojë tunelin e Llogarasë me paratë e buxhetit të shtetit. Burime zyrtare për televizionin Klan kanë konfirmuar se projektohet që në fund të këtij viti të nisë ndërtimi i tunelit, vepër e cila do të rrisë zhvillimin e turizmit përgjatë bregdetit të jugut.

Në mbledhjen e ditës së mërkurë, Këshilli i Ministrave ka vendosur që t’i japë një fond prej 7.5 milionë Dollarësh hartimit të studimit të fizibilitetit dhe projektit të detajuar inxhinierik të veprës, i cili do të nxjerrë koston e ndërtimit dhe të ardhurat potenciale që do të vilen nga kalimi i automjeteve në tunel.

Kalimi i mjeteve të transportit rrugor në tunelin e Llogarasë do të jetë me pagesë, por tarifa dhe kostoja e projektit ende nuk është përllogaritur. Qeveria do të vendosë të çelë fondin për financimin e ndërtimit të tunelit në rishikimin e buxhetit në fund të muajit Qershor.

Projekti i ndërtimit të tunelit të Llogarasë i bashkangjitet edhe një tjetër vepre infrastrukturore në zonën e jugut, segmentit Dukat – Orikum e cila lidh tunelin në pjesën e fshatit Dukat dhe afron Vlorën me zonën bregdetare të Himarës me 30 minuta.

Njëkohësisht me investimet në rrugë, qeveria parashikon edhe ndërtimin e aeroportit të Vlorës, tenderi i të cilit u hap në Dhjetor të vitit të shkuar por u pezullua për shkak të situatës së krijuar të Covid-19. Pritet që në fund të këtij muaji Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të rihapë garën për ndërtimin e kësaj vepre.

(Marrë nga Tv Klan)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rruga e re ne llogora tuneli ne llogora rruga e re ne llogora tuneli ne llogora

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Qershor 2020, 16:52

VELIPOJË– Një grua, pjesë e biznesmenëve që kanë dalë të protestojnë kundër shembjes së biznesnezeve në Velipojë ka dalë duke folur gjithë respekt përpara ...