Aktualitet

“Qytete të sigurta për gratë dhe vajzat”, nisma që synon të rrisë sigurinë publike në rrugët e Durrësit

11 Qershor 2020, 17:46 Nga DOSJA

DURRËS- Ndiçimi i rrugëve në qytetin e Durrësit është kthyer në një faktor nxitës për ngacmimet dhe sulmet seksuale. Në lagjet periferike të qytetit infrastruktura e ndriçimit publik është amortizuar prej vitesh dhe mirëmbajtja e saj nga ana e pushtetit vendor nuk ka qenë e kënaqshme.

Një nga problemet më të mëdha që shqetëson sot komunitetin e lagjes numër 12 dhe 16 është ndriçimi i pamjaftueshëm në rrugë”, tregon Livia Kreko. “Kjo ka favorizuar shpesh herë ngacmimet dhe sulmet seksuale ndaj vajzave dhe grave që frekuentojnë këto rrugë”, shton aktivistja në qytetin e Durrësit. Raportet dhe studimet evidentojnë se zona pranë stadiumit dhe Shkozetit në Durrës janë të pasigurta për vajzat dhe gratë.

Nga 200 intervista të zhvilluara në rrugët e Durrësit, pothuajse 50% raportuan se kanë qenë në rrezik ose janë ekspozuar ndaj ngacmimit seksual dhe dhunës seksuale”, gjeti në vitin 2018 një studim i përgatitur nga IDRA Research & Consulting, në bashkëpunim me UN Women në Shqipëri.

Ndriçimi i rrugëve dhe lagjeve u evidentua si një nga nxitësit kryesor të kësaj situate. Anketimi gjeti se në zonën e stadiumit vajzat dhe gratë e cilësuan si “të keq ose jo ekzistues” ndriçimin me 65% për atë në rrugë dhe 71% për ndriçimin në hyrje të banesave dhe godinave, në qendër të qytetit ndriçimi në rrugë u vlerësua me 31%, në hyrjen e banesave dhe godinave me 54%, ndërsa në zonën e shkozetit, si “të keq ose joekzistues” e vlerësuan ndriçimin në rrugë me 61% dhe po me 61% në hyrjen e banesave dhe godinave.

Shqetësimi kryesor është se mungesa e ndriçimit nxit ngacmimet dhe sulmet seksuale, duke ulur edhe nivelin e barazisë gjinore”, shpjegon Livia Kreko. “Vajzat dhe gratë detyrohen që të shoqërohen nga të afërmit pas orës 20:00 dhe kjo ul pavarësinë e tyre”, përfundon ajo.

Raporti i përgatitur në bashkëpunim me UN Ëomen dhe me mbështetjen financiare të Qeverisë së Suedisë përmes Fondit të Koherencës së OKB-së gjeti në vitin 2018 se ndër faktorët që i bëjnë gratë të ndihen të pasigurta dhe kontribuojnë në ngacmimin në publik jan, “Kryesisht janë ndriçimi i pamjaftueshëm në rrugë dhe/ose përpara shtëpive, sidomos gjatë mbrëmjeve dhe netëve, rrugicat pa ndriçim, pa monitorim, mos patrullimi nga policia, grupet e burrave dhe djemve që përdorin alkool dhe drogë”, shkruan raporti.

Studimi dhe aktivistët në Durrës evidentojnë se ngacmimet apo sulmet seksuale në shumicën e rasteve nuk raportohen si pasojë e mungesës së besimit tek autoritetet dhe paragjykimeve që ekzistojnë në shoqëri.

Në rrugët pranë zonës së stadiumit të Durrësit, si Abaz Çelkupa, Hysen Kërtusha dhe Mujo Ulqinaku ndriçimi nuk është i mjaftueshëm gjatë natës. Livia Kreko së fundmi ka ndërmarrë një nisëm që synon adresimin e mungesës së ndriçimit tek pushteti vendor.

Projekti synon nxitjen e aktivizmit të vajzave dhe djemve për përmirësimin e sistemit të ndriçimit në lagjet numër 12 dhe 16”, shpjegon Kreko. “Mjeti kryesor me të cilin ato do të advokojnë është peticioni drejtuar Bashkisë Durrës për përmirësimin e menjëhershëm të ndriçimit në zonë”, evidenton ajo.

Në kuadër të projektit “Qytete të sigurta për gratë dhe vajzat”, që mbështetet nga Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, Kreko realizoi edhe një anketim me 100 nxënës të 4 institucioneve arsimore: gjimnazit Leonik Tomeo, Naim Frashëri, Shkollës së Mesme Sportive Bernardina Qeraxhia dhe Shkollës së Mesme Teknologjike Hysen Çela, që plotësuan pyetësorin që synon të mbledh vlerësimet e gjimnazistëve mbi sigurinë publike në zonën e stadiumit.

Në këtë zonë banojnë rreth 29.000 banorë sipas të dhënave zyrtare të Bashkisë Durrës, e cila ka edhe përgjegjësinë për vendosjen dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik. Bashkia ka nënshkruar edhe Kartën Evropiane për Barazi dhe ka hartuar Planin e Veprimit për Barazinë Gjinore 2018-2020, në përputhje me nenet përkatëse të kësaj karte.

Të përfshihet prespektiva gjinore në procesin e planifikimit dhe zbatimit të projekteve e iniciativave në zhvillimin urban, transport e mjedis”, është një nga objektivat e planit të zhvillimit megjithëse në terren lidhur me zhvillimin urban në rrugët e disa prej lagjeve kryesore në qytet raportohet për ndriçim publik të pamjaftueshëm.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nisma e re ne durres qytet i sigurt nisma e re ne durres qytet i sigurt

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Qershor 2020, 16:52

VELIPOJË– Një grua, pjesë e biznesmenëve që kanë dalë të protestojnë kundër shembjes së biznesnezeve në Velipojë ka dalë duke folur gjithë respekt përpara ...