Aktualitet

“Prokuroria s’ka prova”, avokati i Jaeld Çeles: Pretendimet e akuzës së pabazuar. Në kohën e tij pati sukses kundër

11 Qershor 2020, 18:33 Nga DOSJA
“Prokuroria s’ka prova”, avokati i Jaeld Çeles:

TIRANË- Avokati i ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ka folur sot në lidhje me seancën e zhvilluar sot në Gjykatën e Apelit. Gentian Rumano, në një lidhje telefonike me News 24, u shpreh se ndaj klientit të tij prokuroria nuk ka asnjë provë. Rumano, shtoi më tej se pretendimet e prokurorisë mbështeten vetëm tek dy biseda telefonike që ka kryer Çela me Fation Habilajn dhe me Taulant Haxhirajn.

Këto pretendime nuk kanë qenë të bazuara në asnjë provë, qoftë dhe prokuroria. Si provë kryesore nisen nga dy telefonata, siç ishte ajo me Florian Habilajn, apo dhe me Taulant Haxhirajn. Për këto dy komunikime thuhet se Çela është përfshirë në këtë akuzë. Nuk mundet të akuzohet një drejtor policie për shtimin e kultivimit të lëndëve narkotike. Janë vetëm dy komunikime, janë indicie për të çuar tek provat. Këto indicie se kanë çuar prokurorinë as tek provat. Janë të 2016-ës. Kanë qenë 769 parcela, që janë shkatërruar të gjitha në qarkun Vlorë dhe janë asgjësuar mbi 2 100 bimë lëndë kanabis. Ndaj nuk mund të ulet puna e policisë së Qarkut Vlorë, por duhet të quhet si sukses, që evidentoi të gjitha parcelat ku kultivohej kanabisi”, u shpreh ndër të tjera avokati i Çelës.

Sot është zhvilluar seanca kundër ish-ministrit Saimir Tahiri dhe ish-kreut të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Gjykata dhe ish-ministri janë përballur për më shumë se 5 orë, por në fund u vendos që vendimi të mos merret sot. Gjykata ka kërkuar kohë për të marrë vendimin dhe seanca e radhës do zhvillohet në 24 qershor në orën 11:00.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gentian rumano jaeld cela gentian rumano jaeld cela

Sondazh

Poll