Aktualitet

ME VIDEO/ Gruaja tenton të futet brenda biznesit që po shkatërrohet, përballet me kordonin e policisë, afrohet i biri dhe e

11 Qershor 2020, 18:29 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Gruaja tenton të futet brenda biznesit që po

VELIPOJË– Pamjet që po shikoni vijnë nga Velipoja, aty ku pasditen e sotme janë zhvendosur punonjës të IKMT-së dhe efektivë të policisë për aksionin e shembjes së ndërtesave pa leje.

Në video, shihet se si kryefamiljarja e biznesit prej druri që po shkatërrohet është afruar për t’u future brenda, por është përballur me rreshtin e efektivëve.

Ata shihet që nuk e lejojnë të futet ndërkohë që pranë saj ka shkuar edhe djali.

Me krahun që i hedh në qafë dhe duke e përqafuar, ai e largon nga biznesi që tashmë është shembur.

IKMT-ja ka zbarkuar edhe pasditen e sotme në Velipojë ku ka shembur tashmë dy nga objektet e planifikuara. Aksioni është zhvilluar me përplasje mes biznesmenëve, pronarëve të objekteve dhe policisë e punonjësve të IKMT-së. Një vajzë humbi ndjenjat.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt aksion në bregdet perplasje ne velipoje velipoje ikmt aksion në bregdet perplasje ne velipoje velipoje

Sondazh

Poll