Aktualitet

Të ‘paketuar’ brenda minibusit, publikohen fotot se si shkojnë shqiptarët në Britani

11 Qershor 2020, 18:43 Nga DOSJA
Të ‘paketuar’ brenda minibusit, publikohen fotot se si

BRITANI- Një trafikant nga Rumania, i cili u përpoq të kontrabandonte dy shtetas shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar të fshehur në një minibus të adaptuar posaçërisht, është burgosur për më shumë se dy vjet. Oficerët e Forcave Kufitare në Portin e Dover ndaluan një minibus me targa rumune, i cili kishte mbërritur me një traget nga Dunkirk mbrëmjen e 5 majit.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se automjeti drejtohej nga Razvan Iulian Petraru, 34 vjeç, i cili ishte i vetmi person i dukshëm në mjet. Në minibus siç shihet edhe nga fotot e shpërndara nga mediat britanike, ishte krijuar një zonë e posaçme, ndërsa ishte ngarkuar me goma.

Një skanim me rreze x zbuloi dy persona. Hapësira ishte vetëm 25 cm e gjerë, aq sa burrat shqiptar mund të shtroheshin. Nuk kishte asnjë mënyrë që burrat të mund të kishin hyrë në zbrazëti pa ndihmë.

Kur u larguan nga mjeti, të dy u identifikuan si shtetas shqiptar pa të drejtë qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar. Petraru u arrestua me dyshimin se ndihmoi emigracionin e paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Në intervistat që ai ka dhën nuk ka pranuar t’u  përgjigjej pyetjeve të bëra prej tij nga oficerët.

Të hënën në Gjykatën e Canterbury, Kent Petraru pranoi akuzat e ndihmës për imigrimin e paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Ai u dënua menjëherë me 27 muaj burg.

Sekretari i Brendshëm Priti Patel tha:Kriminelët si Petraru, të cilët kryejnë vepra të tmerrshme si kjo, nuk kanë asnjë konsideratë për sigurinë e personave që ata kontrabandojnë  në këtë rast bllokohen brenda një ndarje pa mjete shpëtimi të pavarura. Mesazhi është i qartë, nëse jeni i përfshirë në kriminelizëm të lidhur me imigracionin do të kapeni dhe do të burgoseni.

Dy shqiptarët e gjetur në minibus po trajtohen në përputhje me rregullat e imigracionit.

Burimi: DailyMail

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet razvan iulian petraru shqiptaret ne birtani razvan iulian petraru shqiptaret ne birtani

Sondazh

Poll