Aktualitet

KLGJ vendos për mandatin e Dvoranit: I ka mbaruar, të largohet nga Gjykata e Lartë. Ja kush e zëvendëson në KED (Debatet g

11 Qershor 2020, 14:29 Nga DOSJA
KLGJ vendos për mandatin e Dvoranit: I ka mbaruar, të largohet nga

TIRANË – Me 6 vota pro dhe 3 kundër Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur për përfundimit e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. KLGJ me shumicë votash vendosi që Dvorani të njoftohet nga Këshilli për t’u caktuar në një pozicion në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Pas këtij vendimi, Ardian Dvorani nuk është më kreu i Këshilli të Emërimeve në Drejtësi. Në vendin e tij në KED do jetë Vitore Tusha, e cila mbante pozicionin e zëvendës kryetares. 

Në mbledhjen e zhvilluar sot anëtaër e KLGJ kanë pasur debate dhe janë përplasur me njëri-tjetrin, pasi i kanë bërë një interpertim të ndryshëm ligjit dhe kërkesës së Presidentit Ilit Meta. Realtorja Marcela Shehu është shprehur, se Dvoranit i ka mbaruar afati kushtetues për të pritur pasardhësin. Sipas saj, qëndrimi i tij në detyrë cënon parimet e Kushtetutës.

Dvoranit i ka mbaruar afati kushtetues për të pritur pasardhësin. Qëndrimi në detyrë mbi afate rrezikon dhe cënon parimet e Kushtetutës“, tha Shehu. Ndërkohë anëtari Alban Toro, kërkoi që Këshilli të shprehet dhe të konstatojë mbarimin e detyrimit të Dvoranit për të qëndruar në gjykatë. Mendim të kundërt shfaqi Brikena Ukperaj, e cila u shpreh se detyrimi i Dvoranit për të qëndruar në Gjykatën e Lartë nuk ka mbaruar.

Detyrimi i Dvoranit për të qëndruan në Gjykatën e Lartë nuk ka mbaruar. Detyrimi i Dvoranit mbaron në momentin e përzgjedhjes së anëtarit të 4që vjen nga radhët e juristëve të spikatur”, tha Ukperaj. 

Nga ana tjetër Brunilda Kadi tha se që në datën 13 mars, në momentin që është betuar gjyqtari i parë, përpara Presidentit zotit Dvoranit i ka mbaruar jo detyrimi, por e drejta dhe mundësia që të qëndrojë në detyrë dhe ai nuk mund ta ushtrojë këtë detyrë. “Të drejtën për t’u caktuar në një pozicion apeli mendoj që e kanë vetëm ata që i plotësojnë kriteret për te qenë në atë pozicion. Unë do të kërkojë që të verifikohen edhe kriteret nëse ai i plotëson për një pozicion në Apel”, tha Kadi.

Për Erjon Muharremaj në kushtet kur janë emëruar 3 gjyqtarë, Dvorani e ka përmbushur detyrimin e tij për të qëndruar në detyrë. Në fund Ilir Toska tha se duke vlerësuar se qëndrimi në detyrë i Dvoranit, ka qenë i përligjur deri më tani, vijimi i qëndrimit të tij nuk mund të justifikohet.

Gjithçka nisi pasi Presidenti Ilir Meta i kërkoi KLGJ që të shprehej për mbarimin e mandatit të Dvoranit. Sipas Metës, Dvoranit i ka mbaruar mandati dhe ky post duhet të merret nga një person tjetër. KLGJ fillimisht refuzoi të shprehej dhe i kërkoi mendim ndërkombëtarëve në lidhje me këtë çështje. EURALIUS dhe OPDAT nuk dhanë mendim lidhur me mandatin e Dvoranit, duke theksuar se nuk është në kompetencën e tyre, por i kërkuan KLGJ-së që të shprehej. Mbrëmë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shtoi në rendin e ditës çështjen e Dvoranit dhe sot mori vendimin për mbarimin e mandatit të tij si gjyqtar në Gjykatë e Lartë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian dvorani klgj mblidhet per mandatin e dvoranit klgj vendos per dvoranin ardian dvorani klgj mblidhet per mandatin e dvoranit klgj vendos per dvoranin

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Qershor 2020, 16:52

VELIPOJË– Një grua, pjesë e biznesmenëve që kanë dalë të protestojnë kundër shembjes së biznesnezeve në Velipojë ka dalë duke folur gjithë respekt përpara ...