Aktualitet

Aksion dhe përplasje/ Shemben dy biznese në Velipojë, një vajzë humb ndjenjat, sherr i fortë mes efektivët dhe pronarëve

11 Qershor 2020, 16:23 Nga DOSJA
Aksion dhe përplasje/ Shemben dy biznese në Velipojë, një

VELIPOJË– Punonjës të IKMT-së dhe efektivë të policisë kanë zbarkuar edhe pasditen e sotme në Velipojë ku kanë shembur një prej biznesve të planifikuara. Banorët dhe pronarët e bizneseve që janë planifikuar të shemben në bregdetin e Velipojës kanë dalë të mbrojnë pronat e tyre me lopata në krahë dhe kanë kundërshtuar shembjen.

Por pavarësisht rezistencës, dy prej ndërtesave janë shembur, ndërkohë që paralelisht familjarët që e kishin ndërtuar atë kanë shpërthyer në birtma e lot, teksa shikonin që restoranti rrëzohej përtokë.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Dosja.al, mes qytetarëve ka gra e burra që bërtasin e qajnë dhe dëgjohen të thonë se nuk kanë ndërmend t’i lejojnë punonjësit e IKMT-së që të nisin shembjen.

“I kemi bërë me mund e me djersë,”- thotë njëri.

“Këta me kenë burra nuk vijnë hiç këtu,”– dëgjohet të thotë një tjetër.

Disa prej pronarëve që ishin ngjitur në katin e fundit të ndërtesave, janë zbritur nga efektivët që aty dhe kanë nisur përplasjet. Madje disa prej tyre kanë shpërthyer edhe në të shara. Një prej grave të biznesmenëve, i ka respektuar policët, teksa u tha se ata janë si fëmiëjt e tyre, por krimineli i vërtetë është personi që i ka dërguar aty për t’i shembur. Në fund, një prej pronarëve është shprehur se e pranon vendimin e shembjes, me kusht që aty të mos ketë luftë.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë nisur një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje, në vijën bregdetare në Velipojë, Shkodër dhe në Karaburun. Policia bën me dije se do të ndëshkohen me gjobë edhe subjektet që janë në shkelje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt aksion në bregdet perplasje ne velipoje velipoje ikmt aksion në bregdet perplasje ne velipoje velipoje

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Qershor 2020, 14:37

TIRANË- Pastrimi i inerteve nga sheshet e ndërtimit është një kompetencë që tashmë i ka kaluar Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë Shqiptare. Kur kanë kal...