Sport

Shkoi në komisariat për të denoncuar grabitjen me armë, futbollisti i Milanit asiston në arrestimin e grabitësve

10 Qershor 2020, 21:48 Nga DOSJA
Shkoi në komisariat për të denoncuar grabitjen me armë,

MILANO-Merr fund shumë shpejt historia e grabitjes me armë zjarri të Samu Castillejo. Futbollisti i Milanit tregoi dje nëpërmjet rrjeteve sociale eksperiencën tronditëse ku i kishin drejtuar një armë në fytyrë për ta grabitur në rrugët e Milanos. Sot, dy grabitësit e tij janë arrestuar dhe për më tepër u është gjetur edhe ora e dorës që i kishin vjedhur.

Futbollisti sot pasdite kishte shkuar në rajonin e policisë për të denoncuar në mënyrë specifike ngjarjen dhe për të treguar detajet e asaj që kishte ndodhur. Ai u shpjegoi se dy persona në dy motorë të ndryshëm i kishin dalë përpara makinës dhe me ndihmën e një arme i kishin kërkuar që t’u jepte një orë dorë që mbante, me vlerë 80 mijë euro.

Pak minuta më vonë, një patrullë në Areco, bëri të ditur se kishte ndaluar dy persona që kishin me vete një orë dore të ngjashme me atë që kishte treguar Castijeho. Lojtari gjendej ende në komisariat kur iu tregua fotoja dhe konfirmoi se ishte ora e tij, praktikisht duke asistuar në arrestimin e grabitësve të tij.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan samu castillejo milan samu castillejo

Sondazh

Poll